Syzet e Macron/ Trend i ri që po ‘çmend’ Francezët, shiten deri në 659 Euro

Syzet e Macron/ Trend i ri që po ‘çmend’ Francezët, shiten deri në 659 Euro

Pamja e presidentit francez, Emmanuel Macron, me syze dielli të stilit "Top Gun", pasqyroi një imazh që shkaktoi një mori batutash, meme-sh dhe pyetjesh. A ishte ai i dëmtuar gjatë një përleshjeje në ringun e boksit? A kishte pësuar një lëndim gjatë ushtrimeve në palestër? Apo, siç sugjeruan disa, mund të kishte dashur të shmangte të shikonte Donald Trump në sy? Pothuajse askush nuk mund ta fajësonte Makronin që i ngjante Tom Cruise në një "mision të pamundur" për të neutralizuar planin e presidentit amerikan për të pushtuar Grenlandën dhe vendosjen e tarifave tregtare prej 200% për verën dhe shampanjën franceze. Disa, si specialisti i komunikimit Philippe Moreau Chevrolet, e panë vendimin e presidentit për të veshur syzet e prodhuara në Francë si një simbol...