‘Synon diplomacinë me Iranin’/ Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën

‘Synon diplomacinë me Iranin’/ Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti Donald Trump është i gatshëm të përdorë forcën ushtarake ndaj Iranit nëse do të jetë e nevojshme, por prioriteti i tij mbetet zgjidhja e tensioneve përmes diplomacisë. Zëdhënësja Karoline Leavitt u shpreh për median Fox News se, ndonëse publikisht Teherani mban një qëndrim sfidues, mesazhet që po i dërgon privatisht Shteteve të Bashkuara janë krejtësisht të ndryshme dhe me tone shumë më pajtuese. Sipas zëdhënëses, kjo tregon se Irani mund të jetë i hapur për bisedime, pavarësisht retorikës së ashpër në skenën ndërkombëtare. Trump ka paralajmëruar më parë se “vijat e kuqe” janë vrasja e protestuesve dhe kërcënimi i sigurisë rajonale, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje nëse situata përshkallëzohet më tej. Ndërkohë numri i shtetasve...