Sulmohet shtëpia e zëvendëspresidentit amerikan, thyhen dritaret e rezidencës, një person në pranga

Sulmohet shtëpia e zëvendëspresidentit amerikan, thyhen dritaret e rezidencës, një person në pranga

Një person është arrestuar ndërsa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet pas një incidenti në rezidencën e zëvendëspresidentit JD Vance në Ohio, sipas një zyrtari. Familja Vance, tha zyrtari, nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit dhe autoritetet nuk besojnë se personi hyri në shtëpinë e zëvendëspresidentit, sipas raporteve paraprake. Fotot nga mediat lokale treguan dëme në dritaret e banesës, por në këtë fazë nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Autoritetet po hetojnë nëse personi i arrestuar e kishte në shënjestër Vance-in ose familjen e tij, tha zyrtari amerikan për CNN./vizionplus.tv JUAT IN: Man arrested after incident at Vice President JD Vance’s home in Ohio; windows damaged, VP was not home pic.twitter.com/D5NMEDBPod — Election Wizard (@ElectionWiz) January 5, 2026