Sulmohet me dron një autobus në Ukrainë/ 12 persona humbin jetën, plagosen shtatë të tjerë
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron rus pranë një autobusi në Ukrainën lindore, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Sulmi ndodhi në rrethin e Pavlohradit, sipas shefit të administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Ganzha. Në një njoftim në Telegram, Ganzha tha se autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa në rajon ishte shpallur alarm ajror në momentin e sulmit. Kompania energjetike DTEK konfirmoi se autobusi po transportonte punëtorët e saj nga një minierë. Ndërkohë, sulme të tjera me dron janë raportuar edhe në zona të ndryshme të vendit. Të paktën nëntë persona u plagosën herët të dielën, përfshirë gjashtë në një maternitet në Zaporizhzhia, ku dy gra po i nënshtroheshin ekzaminimeve...
Burimi:
top-channel.tv