Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikanë të plagosur
Të paktën 10 pjesëtarë të forcave ushtarake amerikane janë plagosur në një sulm iranian ndaj bazës ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite, bëri të ditur një zyrtar amerikan për CNN. Nuk raportohet për viktima. Të paktën dy nga të plagosurit kanë marrë plagë nga copëzat e raketës së interceptuar, të cilat nuk konsiderohen kërcënuese për jetën, ndërsa disa ushtarë të tjerë janë “prekur” nga sulmi, megjithëse natyra e dëmtimeve të tyre nuk është ende e qartë. Gjithashtu, është dëmtuar edhe një avion cisternë për furnizim me karburant në ajër. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv