Sulmi terrorist me 149 viktima në Moskë, Rusia dënon 15 persona me burgim të përjetshëm

Sulmi terrorist me 149 viktima në Moskë, Rusia dënon 15 persona me burgim të përjetshëm

PAMJE NGA VENDNGJARJA MOSKË- Një gjykatë në Moskë ka dënuar 19 persona për sulmin terrorist të ndodhur në vitin 2024 në një sallë koncertesh pranë kryeqytetit rus, ku humbën jetën 149 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën. Sipas BBC, katër personat që kryen sulmin dhe 11 bashkëpunëtorë të tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa katër të pandehur të tjerë kanë marrë dënime nga 19 deri në 22 vite burg. Sulmi ndodhi më 22 mars 2024 në sallën e koncerteve Crocus City Concert Hall në qytetin Krasnogorsk, në periferi të Moskës. Autorët e armatosur hynë në kompleks gjatë një koncerti rrok dhe hapën zjarr ndaj turmës, përpara se t’i vinin flakën ndërtesës. Në momentin e sulmit në sallë ndodheshin rreth 6 mijë...