Sulmi në sinagogën e Michigan-it: Autori kishte humbur familjarët në sulm ajror izraelit mbi Libanin

Sulmi në sinagogën e Michigan-it: Autori kishte humbur familjarët në sulm ajror izraelit mbi Libanin

Sulmuesi i armatosur që përplasi makinën e tij në korridorin e një kompleksi të madh sinagogash në Michigan, që përfshin edhe një shkollë, kishte humbur katër anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit në vendlindjen e tij, Liban, vetëm një javë më parë, njoftoi një zyrtar të premten. Një tragjedi me viktima të shumta u shmang falë rojeve të sigurisë të pranishëm në Ëest Bloomfield Township, afër Detroitit, të cilët neutralizuan shoferin përpara se të dëmtohej stafi, mësuesit dhe 140 fëmijët e qendrës së kujdesit parashkollor. Autoritetet identifikuan sulmuesin si Ayman Mohamad Ghazali, 41 vjeç, lindur në Liban dhe shtetas i natyralizuar amerikan. FBI, që po udhëheq hetimet, e përshkroi incidentin si një akt dhune ndaj komunitetit hebre. Raportime të mediave tregojnë se Ghazali...