Sulmi në shkollën e vajzave në Iran, reagon sërish Teherani: Numri i viktimave shkon në 86

Sulmi në shkollën e vajzave në Iran, reagon sërish Teherani: Numri i viktimave shkon në 86

Bilanci i viktimave nga sulmet në jug të Iran është rënduar sërish. Sipas faqes zyrtare të gjyqësorit iranian, Mizan Online, të paktën 86 nxënëse të reja kanë humbur jetën pas goditjes së një shkolle vajzash në qytetin Minab. Raportimi përbën një përditësim dramatik të shifrave të mëparshme dhe konfirmon se objekti arsimor ka qenë një nga pikat më të goditura nga sulmet në provincën jugore. Autoritetet vendase nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta brenda vendit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit. Top Channel