Sulmi në Katar, rritet çmimi i gazit në Europë/ Dyfish më lart, nafta 113 USD për fuçi

Sulmi në Katar, rritet çmimi i gazit në Europë/ Dyfish më lart, nafta 113 USD për fuçi

Çmimi i gazit është rritur ndjeshëm pas sulmit të Iranit ndaj impiantit kryesor të Ras Laffan në Katar. Në tregjet me shumicë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në pjesë të tjera të Europës, në çelje të bursave, çmimi ishte rritur me mbi 25%, para se të ulej pak më vonë. BBC thotë se niveli i kuotimit është aktualisht nën pikun e mbërritur më herët këtë muaj, por është për çdo rast më shumë se dyfishi i nivelit të shënuar përpara fillimit të konfliktit. Edhe nafta po tregtohet rreth 5% më shtrenjtë, duke mbërritur 113 dollarë për fuçi. Luhatjet e fundit i faturohen dy valë sulmesh të fundit iraniane, të cilat shkaktuan “dëmtime të mëdha” në qendrën kryesore të gazit në Katar, sipas kompanisë shtetërore të...