Sulmi me dron goditi hotelin luksoz në Dubai, turistët rrëfejnë momentin e panikut

Sulmi me dron goditi hotelin luksoz në Dubai, turistët rrëfejnë momentin e panikut

Një sulm me dron goditi hotelin luksoz Fairmont The Palm në zonën e famshme Palm Jumeirah në Dubai, duke shkaktuar panik mes turistëve dhe dëme të dukshme në fasadën e ndërtesës. Autoritetet mbyllën menjëherë zonën për siguri, ndërsa ekipet e emergjencës pastruan xhamat e thyer nga rruga. Sipas dëshmitarëve, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua rreth orës 18:30 të së shtunës, ndërsa vizitorët ndodheshin në ambientet e hotelit. Derek Thompson, turist nga Skocia, rrëfeu për tmerrin që përjetoi me familjen: “Ishte një shpërthim i çmendur dhe vrapuam menjëherë për t’u strehuar. Mendonim se do të kishte një tjetër, ndaj shkuam drejt plazhit për t’u larguar nga ndërtesat, nga frika se mund të shembeshin.” Familja u kthye më pas në dhomë, por pasi ndjeu erë tymi,...