Sulmi masiv i Rusisë, Ukraina do të ndryshojë qëndrim në Abu Dhabi? Zelensky: Pa presion, lufta nuk mbaron

Sulmi masiv i Rusisë, Ukraina do të ndryshojë qëndrim në Abu Dhabi? Zelensky: Pa presion, lufta nuk mbaron

Sulmi më i madh ajror që Rusia ka ndërmarrë deri më tani gjatë natës në Ukrainë duket se mund ta shtyjë Kievin të ndryshojë qëndrim në lidhje me bisedimet e Abhu Dhabit. Presidenti Volodymyr Zelensky se përbërja dhe roli i delegacionit ukrainas atje, do të rishikohet. Përdorimi nga Moska i 71 raketave dhe 450 dronëve dëshmon se qëllimet ruse kanë mbetur të pandryshuara që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022, u shpreh ai, ndërsa shtoi se Rusia vazhdon të mbështetet te lufta dhe shkatërrimi, duke mos e trajtuar diplomacinë si një alternativë serioze. “Çdo sulm i tillë konfirmon se qëndrimet në Moskë nuk kanë ndryshuar. Ata vazhdojnë të zgjedhin luftën dhe shkatërrimin e Ukrainës, ndërsa puna e ekipit tonë negociator...