Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit disa ditë pasi u plagos
Gruaja e Ali Khameneit, Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh, ka humbur jetën disa ditë pas sulmit të koordinuar me SHBA dhe Izraelit. Khamenei, ish lideri Suprem i Iranit për dekada të tëra, u eliminua në fillim të operacionit izraelito-amerikan. 79-vjeçarja, e cila ka lindur në Mashhad të Iranit dhe ishte motra e ish-zëvendësdrejtorit të Transmetimit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), Hassan Khojaste Bagherzadeh, ishte bashkë me Khamenein në kompleksin e tij në Teheran kur sulmi u krye nga SHBA-të dhe Izraeli. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv