Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Sulmi i Arabisë Saudite mbi qytetin Mukalla, reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe: Tërheqim forcat e mbetura nga Jemeni
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë deklaruar se do të tërheqin forcat e tyre të mbetura nga Jemeni, pas bombardimeve të kryera nga Arabia Saudite mbi qytetin Mukalla. Sulmet erdhën pas akuzave saudite se dy anije nga Emiratet e Bashkuara Arabe kishin furnizuar me armë dhe automjete luftarake forcat separatiste në vend. Arabia Saudite akuzoi aleatin e saj të ngushtë për veprime “shumë të rrezikshme” në Jemen, duke pretenduar se ato kërcënonin sigurinë e saj kombëtare. Riad tha se kishte ndërmarrë sulme ajrore “të kufizuara” në Mukalla dhe mbështeti thirrjen që forcat emirate të largoheshin nga Jemeni brenda 24 orëve. Fillimisht, Emiratet i hodhën poshtë akuzat dhe shprehën habi për sulmet, por më vonë Ministria e Mbrojtjes e Abu Dhabit njoftoi se, duke marrë parasysh zhvillimet...