Sulmi ajror në Afganistan godet qendrën e rehabilitimit, dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar

Sulmi ajror në Afganistan godet qendrën e rehabilitimit, dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar

Dhjetëra persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror ndaj një qendre rehabilitimi për përdoruesit e drogës në Kabul. Sipas autoriteteve të Afganistan, objekti është goditur mbrëmjen e së hënës, ndërsa përgjegjësia i është atribuar Pakistanit. Nga ana tjetër, Pakistani mohon të ketë goditur një strukturë shëndetësore, duke deklaruar se ka shënjestruar vetëm objektiva ushtarake dhe infrastrukturë që mbështet terrorizmin. Gazetarët në terren raportojnë se nga vendngjarja janë nxjerrë mbi 30 trupa, ndërsa pjesë të qendrës vijojnë të jenë në flakë. Në këtë institucion po trajtoheshin rreth 2,000 persona dhe zyrtarët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Afganistan deklaron se në zonë nuk ka pasur objekte...