Sulmet ushtarake/ Trump: Nuk dihet nëse lideri suprem i Iranit është ende gjallë, por nëse është duhet të dorëzohet
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka pasiguri mbi fatin e liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke hedhur dyshime se ai mund të ketë vdekur, pavarësisht se televizioni shtetëror iranian transmetoi më herët këtë javë një deklaratë që i atribuohej atij. Në një intervistë për NBC News, Trump tha se nuk ka prova që konfirmojnë nëse Khamenei është ende gjallë. “Unë nuk e di nëse ai është gjallë. Deri tani askush nuk ka mundur ta shfaqë atë”, u shpreh Trump. “Po dëgjoj se ai nuk është gjallë dhe, nëse është, duhet të bëjë diçka shumë të zgjuar për vendin e tij, të dorëzohet. Disa mendojnë se është gjallë, por shumë i plagosur.” Komentet e presidentit amerikan vijnë një ditë pasi sekretari amerikan...
Burimi:
syri.net