Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë
Trafiku i anijeve në Ngushticën e Hormuzit është bllokuar pothuajse plotësisht, raporton Al Jazeera, duke cituar Bloomberg News. Bllokimi është pasojë e drejtpërdrejtë e ditës së dytë radhazi të sulmeve amerikane ndaj Iranit. Dje, vetëm 14 anije tregtare thuhet se kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në të dyja drejtimet; numri më i ulët që nga marrëveshja SHBA-Iran e 16 qershorit. Numri mesatar i anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit këto tre javë ka qenë 34 në ditë. BBC shkruan se përshkallëzimi ka shkaktuar një rritje të përkohshme të çmimit të naftës. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me më shumë se 5% të mërkurën, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja ndaj Iranit në përgjigje të sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare....
Burimi:
javanews.al