Sulmet ruse në rrjetin energjetik në Ukrainë, qindra mijëra banorë mbeten në errësirë dhe në të ftohtë

Sulmet ruse në rrjetin energjetik në Ukrainë, qindra mijëra banorë mbeten në errësirë dhe në të ftohtë

Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrainës, duke goditur objekte jetike të energjisë, përfshirë një termocentral, në një kohë kur temperaturat në gjithë vendin ranë deri në minus 15 gradë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se Rusia i përdori gati 300 dronë sulmues, si dhe 18 raketa balistike dhe shtatë raketa lundruese. “Gjendja në rajonin e Kievit është e rëndë. Disa qindra mijëra familje janë pa energji elektrike tani”, tha Zelensky në një postim në X. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se kishte kryer një “sulm të madh” ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, duke pretenduar se ato përdoreshin nga ushtria e Ukrainës dhe kompleksi i saj ushtarako-industrial. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, e akuzoi Rusinë se...