Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike ukrainase, Politico: Vendet e BE po përgatiten për vetëmbrojtje, kanë siguruar edhe fonde për…

Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike ukrainase, Politico: Vendet e BE po përgatiten për vetëmbrojtje, kanë siguruar edhe fonde për…

Sulmet e vazhdueshme të Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës kanë rritur shqetësimet në Evropë për sigurinë e rrjeteve elektrike. Vendet përgjatë kufirit rus po ndërmarrin masa të përshpejtuara për të mbrojtur sistemet e tyre energjetike nga sulmet ushtarake dhe sabotimet. Sipas ‘Politico‘, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë siguruar fonde të reja nga Bashkimi Evropian për të rritur sigurinë e infrastrukturës së tyre energjetike. Rreth 113 milionë euro nga buxheti afatgjatë i BE-së do të financojnë masa të ndryshme mbrojtëse, përfshirë barriera fizike, sisteme kundër dronëve, mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike, dislokim trupash për ruajtjen e instalimeve kritike dhe ekipe të reagimit të shpejtë për riparime emergjente. Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian ndan fonde specifike për mbrojtjen fizike të rrjeteve energjetike. Prej...