Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Sulmet ruse mbi Kiev, Polonia mbyll përkohësisht dy aeroportet
Bota E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 10:48 Kievi ka qenë nën sulm dhe avionët luftarakë polakë janë ngritur pranë kufirit me Ukrainën, pavarësisht bisedimeve të rëndësishme për paqe që po zhvillohen këtë fundjavë. Sipas forcave ajrore ukrainase, Kievi u godit nga raketa dhe dronë herët të shtunën, ku të paktën tetë persona u plagosën. Siç shkruan Sky News, aeroportet Rzeszow dhe Lublin në juglindje të Polonisë u mbyllën përkohësisht pasi forcat e armatosura polake ngritën avionët luftarakë në ajër për shkak të sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Aeroportet u rihapën sërish pas përfundimit të operacionit në ajër. Në një postim në Telegram, forcat ajrore ukrainase thanë se dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, ndërsa alarmi ajror mbeti në fuqi rreth katër orë pas aktivizimit. Nuk...