Sulmet nga SHBA dhe Izraeli, OKB: 100 mijë njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para

Sulmet nga SHBA dhe Izraeli, OKB: 100 mijë njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 100 mijë njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. “Në Iran, rreth 100,000 njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para pas sulmeve”, tha UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët. “Raportet e fundit nuk tregojnë rritje të lëvizjeve ndërkufitare të lidhura me ngjarjet e fundit. Situata në pikën kufitare Islam Qala me Afganistanin mbetet e qëndrueshme pa u vërejtur ndryshime të rëndësishme”, thuhej në deklaratë. Më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi se një nëndetëse amerikane e fundosi një anije luftarake iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, ndërsa zyrtarë ushtarakë thanë se Irani po lëshon më pak raketa drejt objektivave në rajonin e...