Sulmet ndaj Iranit/ Shkatërrohet pallati i Khameneit, por vendndodhja e tij nuk dihet
Pallati i Udhëheqësit Suprem Iranian, Ajatollah Ali Khamenei, është shkatërruar plotësisht. Raporton Channel 12, duke cituar burime anonime izraelite, të cilat thonë se nuk është e qartë nëse Khamenei ishte i pranishëm. Vendndodhja e Khameneit, është aktualisht e panjohur. Ai nuk është shfaqur në publik ditët e fundit dhe nuk është parë menjëherë pas sulmit. Besohet se gjatë Luftës 12-Ditore në qershor, ai u dërgua në një shtëpi të sigurt, larg kompleksit të tij në Teheran. Të gjithë udhëheqësit më të lartë të Iranit u vunë në shënjestër në sulmet e sotme.
Burimi:
syri.net