Sulmet ndaj Iranit/ Nga B-2, Tomahawk, Patriot te THAAD në aksion, lista e plotë e armëve të përdorura nga Uashingtoni
SHBA-të kanë përdorur një pjesë të arsenalit të tyre më të avancuar ushtarak në sulmet ndaj Iranit, duke mobilizuar forcën më të madhe në Lindjen e Mesme në dekada. Pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të ishin “të përgatitura dhe të ngarkuara”, Uashingtoni ndërmori sulme të drejtpërdrejta në bashkërendim me Izraelin. Sipas njoftimeve, operacioni çoi në vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit. Komanda Qendrore e SHBA-së, (CENTCOM), publikoi listën e armëve të përdorura deri tani në përballjen me Iranin. Arsenali: *Bombarduesit e fshehtë B-2 Spirit, avionë strategjikë të padukshëm për radarët, të aftë për të goditur objektiva thellë në territor armik. *Raketa sulmi tokësor Tomahawk, të lëshuara nga anijet luftarake amerikane. Një prej tyre u qëllua nga shkatërruesi USS Thomas Hudner. *Dronë me...
Burimi:
top-channel.tv