Sulmet ndaj Iranit/ Franca thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm
Franca, ushtria e së cilës ka baza dhe një prani të rregullt në Lindjen e Mesme, u ka bërë thirrje qytetarëve francezë në rajon të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm. "Një përshkallëzim ushtarak është duke u zhvilluar... Nuk është koha për negociata, jemi në një situatë lufte", tha të shtunën ministrja e Mbrojtjes, Alice Rufo, për televizionin France-2, duke e krahasuar situatën me atë që ndodhi qershorin e kaluar. "Prioriteti ynë është mbrojtja e qytetarëve tanë dhe mbrojtja e forcave tona në rajon", tha ajo. I pyetur nëse forcat franceze ishin të përfshira në sulmet amerikane dhe izraelite apo ishin shënjestruar në sulme hakmarrëse, zëdhënësi i ushtrisë franceze, kolonel Guillaume Vernet, tha: “Forcat e armatosura franceze e përshtatin vazhdimisht qëndrimin e tyre ndaj kërcënimeve dhe zbatojnë...
Burimi:
syri.net