Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, Irani paralajmëron ‘armikun’ amerikan: Do të hakmerremi shumë shpejt
Forcat e armatosura të Irani kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime vendimtare në përgjigje të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të vendit. Autoritetet iraniane bëjnë të ditur se objektet në fushën e gazit në jug të vendit, kanë qenë në shënjestër. “Armiku ka sulmuar një pjesë të infrastrukturës së karburantit dhe energjisë së Iranit në jug”, thuhet në deklaratën e ushtrisë. Në reagimin zyrtar theksohet se çdo sulm ndaj sektorëve strategjikë do të pasohet me kundërpërgjigje të fortë. “Siç është paralajmëruar më parë, nëse infrastruktura e karburantit, energjisë, gazit dhe ekonomisë së vendit tonë sulmohet nga armiku amerikan, përveç një kundërsulmi të fuqishëm, ne do të godasim rëndë edhe burimin e këtij agresioni”, thuhej në reagim. Deklarata shton se Irani e konsideron “legjitim” shënjestrimin e...
Burimi:
top-channel.tv