Sulmet izraelite në Iran, CNN: Objektiv ishin udhëheqësi Suprem dhe Presidentin e Iranit. Goditet rezidenca ku banon Ahmadinejad

Sulmet izraelite në Iran, CNN: Objektiv ishin udhëheqësi Suprem dhe Presidentin e Iranit. Goditet rezidenca ku banon Ahmadinejad

Sulmet e Izraelit ndaj Iranit të shtunën në mëngjes kishin në shënjestër figura të larta iraniane, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Sayyid Abdolrahim Mousavi dhe Presidentin Masoud Pezeshkian, thanë për CNN dy burime izraelite të njohura me operacionin. Objektiva të tjerë përfshinin sekretarin e Këshillit të sapokrijuar të Mbrojtjes së Iranit, Ali Shamkhani, si dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, sipas burimeve izraelite. Nuk është e qartë nëse ndonjë nga figurat e larta iraniane është goditur gjatë sulmit. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit paralajmëruan civilët iranianë të evakuojnë zonat pranë bazave dhe instalimeve ushtarake përpara sulmeve. Pamje nga Teherani tregojnë se një rezidencë në lagjen Narmak, ku banon ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad, është...