Sulmet izraelite/ Irani mbyll hapësirën ajrore, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

Sulmet izraelite/ Irani mbyll hapësirën ajrore, Khamenei transferohet në një vend të sigurt

Irani ka mbyllur hapësirën e tij ajrore deri në njoftim të mëtejshëm, tha autoriteti i aviacionit civil, sipas një raporti nga AFP. Edhe Izraeli mbylli hapësirën e tij ajrore për fluturimet civile të shtunën, pasi njoftoi “sulme parandaluese” ndaj Iranit dhe aktivizoi sirenat në Jerusalem. “Pas zhvillimeve të sigurisë, Ministri i Transportit i ka urdhëruar Drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Izraelit të mbyllë hapësirën ajrore të Shtetit të Izraelit për fluturime civile”, njoftoi ministrja Miri Regev. Raportime ka dhe për SHBA-të, të cilaj janë të përfshira në sulmet e Izraelit ndaj kryeqytetit të Iranit. Associated Press raportoi se një zyrtar amerikan dhe një person i njohur me operacionin thanë se SHBA-të po marrin pjesë në sulmet izraelite. Ata folën në kushte anonimiteti, tha AP. Reuters ka cituar...