Sulmet gjatë natës në Iran, Izraeli përdor mbi 80 avionë luftarakë, në shënjestër infrastruktura ushtarake dhe objekte të Gardës Revolucionare
Mbrojtja e Izraelit njofton se janë përdorur më shumë se 80 avionë luftarakë për të kryer një “valë të gjerë sulmesh” ndaj objektivave në Iran në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas ushtrisë izraelite, sulmet kishin në shënjestër infrastrukturë ushtarake në disa zona të vendit. Mes objektivave ishte edhe universiteti Imam Hossein në Teheran, një institucion ushtarak që përdoret për trajnimin e oficerëve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Ushtria izraelite tha se universiteti përmbante “asete të shumta ushtarake”. Ndër objektivat e tjera të goditura përfshiheshin një kompleks kuvendi i IRGC-së, infrastrukturë nëntokësore për ruajtjen e raketave balistike, bunkerë ushtarakë dhe qendra komande ku operonin zyrtarë të lartë të regjimit iranian. Sipas ushtrisë, u goditën gjithashtu edhe disa pika lëshimi raketash në...
Burimi:
top-channel.tv