Sulmet dhe tensionet në rajon, Katari rihap pjesërisht hapësirën ajrore
Katari ka njoftuar rihapjen e pjesshme të hapësirës së tij ajrore për herë të parë që nga nisja e luftës një javë më parë, duke lejuar vetëm një numër të kufizuar fluturimesh. Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur se hapësira ajrore do të përdoret vetëm për fluturime evakuimi dhe për transport domosdoshëm të mallrave. Vendimi vjen pas shqetësimeve për sigurinë në rajon dhe rrezikut nga sulmet ajrore. Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar Hamad në Doha sqaroi se çdo fluturim i ri në ditët në vijim do të varet nga vlerësimi i vazhdueshëm i situatës së sigurisë. Kompania Qatar Airways ka nisur gjithashtu disa fluturime të kufizuara riatdhesimi drejt qyteteve europiane, përfshirë Londrën, Romën, Parisin, Madridin dhe Frankfurtin. Më herët gjatë kësaj jave, zyrtarët e Katarit deklaruan...
Burimi:
top-channel.tv