Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Sulmet amerikane në Venezuelë dhe largimi i Maduros, reagon Spanja, Italia dhe Rusia
Pas atij që Donald Trumpi e përshkroi si një “operacion brilant” për kapjen e Nicolas Maduros, operacion ky që sipas disa mediave të huaja u krye nga Delta Force, zëvendëspresidentja e Venezuelës u shfaq në televizionin shtetëror për të pohuar se qeveria nuk e di se ku gjenden presidenti dhe gruaja e tij. “Ne nuk e dimë vendndodhjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores”, tha Delcy Rodriguez, e cila shtoi se kërkon nga SHBA-ja prova që të dy ata janë gjallë. Reagimet kanë nisur nëpër botë, me Rusinë që e dënoi aksionin ushtarak të SHBA-së në Venezuelë duke thënë se nuk ka asnjë justifikim të qëndrueshëm për sulmin dhe se ideologjia ka mbizotëruar mbi diplomacinë. “Këtë mëngjes, Shtetet e Bashkuara kryen një...