Sulmet amerikane ndaj Iranit mund të synojnë edhe udhëheqës individualë, ndryshimi i regjimit një skenar real

Sulmet amerikane ndaj Iranit mund të synojnë edhe udhëheqës individualë, ndryshimi i regjimit një skenar real

Përgatitjet ushtarake të Shtetet e Bashkuara kundër Iranit kanë hyrë në një fazë të avancuar, ndërsa në tryezë janë skenarë që përfshijnë sulme të synuara ndaj individëve të caktuar dhe madje edhe një përpjekje për ndryshim regjimi në Teheran, nëse presidenti Donald Trump jep urdhrin për veprim. Sipas dy zyrtarëve amerikanë që folën për Reuters në kushte anonimiteti, ushtria amerikane po përgatitet për një operacion të mundshëm disa javor, i cili mund të përfshijë goditje ndaj objekteve të sigurisë dhe infrastrukturës bërthamore iraniane. Planifikimi, sipas tyre, është bërë më i detajuar dhe ambicioz, ndërsa Trump ka lënë të hapur si opsion një sulm të kufizuar fillestar me synim presionin për një marrëveshje. Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se brenda...