Sulme iraniane në aeroportet e Dubait dhe Abu Dabit, 1 i vrarë dhe 11 të plagosur
Bota E Diel, 1 Mars 2026 12:56 Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në aeroportet e Dubait dhe Abu Dabit, pas sulmeve të Iranit në Lindjen e Mesme, të cilat u kryen si hakmarrje ndaj një ofensive të SHBA-së dhe Izraelit që nisi të shtunën në mëngjes. Autoritetet e Abu Dabit njoftuan se një dron i drejtuar drejt Aeroportit Ndërkombëtar Zayed u shmang, por mbetjet e tij shkaktuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e shtatë të tjerëve. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një incident plagosi katër punonjës dhe shkaktoi dëme materiale. Dhjetëra fluturime u anuluan, duke krijuar ndërprerje të mëdha në trafikun ajror global. Sulmet iraniane vazhduan të dielën, me përdorimin e raketave balistike dhe dronëve ndaj aleatëve amerikanë...
Burimi:
kohajone.com