Sulm para Krishtlindjeve, Rusia godet infrastrukturën energjitike të Ukrainës, 3 rajone pa drita, humbin jetën edhe 3 persona

Sulm para Krishtlindjeve, Rusia godet infrastrukturën energjitike të Ukrainës, 3 rajone pa drita, humbin jetën edhe 3 persona

Një sulm masiv rus me dron dhe raketa ndaj Ukrainës ka vrarë tre persona dhe ka ndërprerë energjinë elektrike në disa rajone ukrainase dy ditë para Krishtlindjeve dhe ndërsa vendi po hyn në një valë të ftohti. Rusia dërgoi më shumë se 650 dronë dhe më shumë se 30 raketa në Ukrainë në sulmin, i cili filloi gjatë natës dhe vazhdoi deri sot në mëngjes, thanë zyrtarët lokalë. Të paktën tre persona u vranë, përfshirë një fëmijë 4-vjeçar. Polonia ngriti avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore gjatë sulmit, tha ushtria polake në një deklaratë. “Një sulm para Krishtlindjeve, kur njerëzit duan të jenë me familjet e tyre, në shtëpi, në siguri. Një sulm, në fakt, në mes të negociatave që po zhvillohen...