Sulm ndaj dy cisternave që transportonin karburant irakian në Gjirin Persik: 1 i vdekur, shpëtohen 38 anëtarë të ekuipazhit

Sulm ndaj dy cisternave që transportonin karburant irakian në Gjirin Persik: 1 i vdekur, shpëtohen 38 anëtarë të ekuipazhit

Dy cisterna të huaja që transportonin karburant irakian janë sulmuar në ujërat irakiane në Gjirin Persik gjatë orës së kaluar, duke shkaktuar zjarre në të dyja anijet dhe duke vrarë të paktën një marinar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur “të zhdukurit”. Sipas drejtorit të Autoritetit Portual Irakian, Farhan al-Fartoush, autoritetet deri më tani kanë evakuuar 38 anëtarë të ekuipazhit. Rrjeti televiziv Al-Ikhbariya transmetoi pamje që tregonin një anije në det, me tym të dendur dhe flakë që ngriheshin prej saj. Në një tekst të transmetuar në të njëjtën kohë, rrjeti iu referua “vdekjes së një anëtari të ekuipazhit” të njërës prej dy anijeve, duke cituar zyrtarin irakian. Sipas informacionit nga një zyrtar portual në Irak, dy anije cisterna të...