Sulm ndaj dy anijeve cisterna në Gjirin Persik, humb jetën një person, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Sulm ndaj dy anijeve cisterna në Gjirin Persik, humb jetën një person, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Dy anije cisterna të huaja që transportonin karburant janë sulmuar në ujërat irakiane në Gjirin Persik gjatë natës së kaluar, duke shkaktuar zjarre në të dyja anijet dhe duke vrarë një marinar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur të zhdukurit. Sipas drejtorit të Autoritetit Portual Irakian, Farhan al-Fartoush, autoritetet deri më tani kanë evakuuar 38 anëtarë të ekuipazhit. Rrjeti televiziv Al-Ikhbariya transmetoi pamje që tregonin një anije në det, me tym të dendur dhe flakë që ngriheshin prej saj. Në një tekst të transmetuar në të njëjtën kohë, rrjeti iu referua “vdekjes së një anëtari të ekuipazhit” të njërës prej dy anijeve, duke cituar zyrtarin irakian. According to an Iraqi port official, two foreign tankers carrying Iraqi fuel oil were...