Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Sulm me thikë në metronë e Parisit. Disa të plagosur
Bota E Premte, 26 Dhjetor 2025 21:24 Të paktën tre persona u plagosën me armë të ftohtë në metronë e Parisit, pasditen e sot e më 26 dhjetor, nga një burrë që u largua nga vendngjarja pasi kreu sulmet ndaj udhëtarëve, që të gjitha femra. Lajmi u konfirmua nga Prokuroria e Parisit për Le Monde dhe Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Sulmet ndodhën në stacionet e linjës 3 të metrosë: Arts-et-Métiers, République dhe Opéra, në qendër të kryeqytetit, mes orës 16:15 dhe 16:45, bëri të ditur operatori publik i transportit parizian (RATP). Autori i dyshuar, 25 vjeç, u identifikua në sajë të pamjeve të kamerave të sigurisë. Ai ishte i njohur më parë nga policia për disa vepra penale, përfshirë dëmtime të pronës. Sipas prokurorisë,...