Sulm me thikë në Japoni, 15 të plagosur

Sulm me thikë në Japoni, 15 të plagosur

Pesëmbëdhjetë persona u plagosën dhe u shtruan në spital pas një sulmi me thikë në një fabrikë gomash në Japoninë qendrore. Mediat japoneze raportojnë se autori i dyshuar është arrestuar. Nga 15 të plagosurit, të paktën gjashtë janë në gjendje kritike në spital. Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Japoni, ku shkalla e vrasjeve është e ulët dhe ligjet për armët janë ndër më të rreptat.