Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran
Disa shpërthime janë dëgjuar këtë të shtunë në Dubai, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht fluturimet në aeroportin e qytetit, një nga më të ngarkuarit në botë. Sipas raportimeve, qeveria njoftoi se kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa pasagjerët që prisnin fluturimet në aeroport u dërguan në tunele brenda kompleksit të madh aeroportual pasi u dha alarmi. Një dëshmitar i tha agjencisë AFP se mbi zonën e aeroportit u dëgjua një shpërthim i fortë, i ndjekur nga një re tymi në ajër. Ndërkohë, disa banorë të qytetit thanë për Associated Press se shpërthime janë dëgjuar në pjesë të ndryshme të qytetit. All flights to and from Dubai have been suspended until further notice. ⚠️Please do not go to the airport. Emirates will share updates...
Burimi:
vizionplus.tv