Sulm me dron ndaj bazës italiane në Kurdistanin irakian, shkatërrohet automjeti ushtarak/ Reagojnë Tajani dhe Meloni
Një bazë ushtarake italiane në qytetin Erbil, në Kurdistanin irakian, është sulmuar me dron, duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm italian dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani, i cili njoftoi përmes një postimi në rrjetin social X se një automjet ushtarak u shkatërrua gjatë sulmit. Sipas informacioneve të raportuara nga Reuters, fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një sulm me raketa, por më vonë u konfirmua se baza ishte goditur nga një dron. Tajani theksoi se i gjithë personeli ushtarak italian ndodhet i sigurt në strehimore dhe dënoi sulmin ndaj bazës. Missile Hits Italian Military Base in Erbil, No Casualties Reported An overnight strike targeted the base in Iraq’s Kurdistan region, but all personnel safely reached bunkers,...
Burimi:
top-channel.tv