Sulm Krishtlindjesh me “shumë terroristë të ISIS të vdekur” në Nigeri, Trump: Do të ketë më shumë nëse masakra e të krishterëve vazhdon

Sulm Krishtlindjesh me “shumë terroristë të ISIS të vdekur” në Nigeri, Trump: Do të ketë më shumë nëse masakra e të krishterëve vazhdon

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ushtria amerikane ka kryer një “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) në shtetin Sokoto në Nigerinë veriperëndimore. Ai e përshkroi ISIS-in si “llum terroristësh” që, sipas tij, “kanë shënjestruar dhe vrarë mizorisht, kryesisht të krishterë të pafajshëm”. Komanda Amerikane e Afrikës (Africom) konfirmoi se goditjet ajrore u zhvilluan në koordinim me autoritetet nigeriane. Ministri i Jashtëm i Nigerisë, Yusuf Maitama Tuggar, tha për BBC-në se bëhej fjalë për një “operacion të përbashkët” kundër terroristëve, duke theksuar se ai “nuk lidhet me asnjë fe të caktuar”. Ai la të hapur mundësinë për operacione të tjera të përbashkëta, në varësi të vendimeve të ardhshme të dy qeverive. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, falënderoi qeverinë...