“Sulm Iranit nëse vret protestuesit”, Khamenei i përgjigjet Trumpit: Erdhëm në pushtet me gjak dhe nuk tërhiqemi

“Sulm Iranit nëse vret protestuesit”, Khamenei i përgjigjet Trumpit: Erdhëm në pushtet me gjak dhe nuk tërhiqemi

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të “përqendrohet te problemet e vendit të tij”, në një fjalim televiziv të premten, ndërsa protestat kundër qeverisë po përhapen në të gjithë vendin. Në komentet e tij të para publike që nga fillimi i demonstratave, Khamenei tha: “Ka disa nxitës që duan t’i bëjnë qejfin presidentit amerikan duke shkatërruar pronën publike. Populli iranian i bashkuar do t’i mposhtë të gjithë armiqtë. i bëj thirrje urgjentisht Trumpit që të përqendrohet te problemet e vendit të tij.” “Republika Islamike erdhi në pushtet përmes gjakut të qindra mijëra qenieve njerëzore fisnike,” tha ai. “Republika Islamike nuk do të tërhiqet përballë atyre që kërkojnë të na shkatërrojnë.” Komentet e udhëheqësit suprem vijnë pak...