Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara (PAMJE)

Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara (PAMJE)

Teherani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit në orët e fundit, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm të situatës në rajon. Një sulm i mëngjesit në Tel Aviv la gjashtë persona të plagosur, pasi një raketë me rreth 100 kilogramë eksploziv goditi zonën. Sipas autoriteteve izraelite, vetëm një raketë u lëshua drejt Tel Avivit, por besohet se ishte ose një variant i ri i një rakete balistike me rreze të mesme veprimi ose një sistem me kokë shpërndarëse që përmbante 3-4 bomba të mëdha, secila me peshë rreth 100 kilogramë. Pamje nga pasojat e sulmit me raketa iraniane në Tel Aviv Ky zhvillim vjen pas një armëpushimi që zgjati 15 orë. Më herët në mbrëmje, Izraeli kishte ndërmarrë sulme ndaj...