Sulm i përgjakshëm në Meksikë, 11 të vdekur dhe 12 të plagosur në një fushë futbolli

Sulm i përgjakshëm në Meksikë, 11 të vdekur dhe 12 të plagosur në një fushë futbolli

Një sulm i armatosur në një fushë futbolli ka lënë të paktën 11 persona të vdekur dhe 12 të plagosur të dielën në shtetin qendror meksikan Guanajuato, një nga rajonet më të goditura nga dhuna e lidhur me krimin e organizuar. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur në qytetin Salamanca. Dhjetë persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra. Autoritetet bëjnë me dije se 12 persona të tjerë janë plagosur nga armë zjarri dhe po marrin trajtim mjekësor. Sulmi ndodh vetëm një ditë pas një tjetër ngjarjeje të rëndë në të njëjtin qytet, ku të shtunën në mbrëmje u gjetën katër thasë që përmbanin mbetje njerëzore, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzimin...