Suedia hedh poshtë idenë që fuqitë e mëdha të bëjnë ‘si të duan’

Suedia hedh poshtë idenë që fuqitë e mëdha të bëjnë ‘si të duan’

Ministrja e Jashtme suedeze, Maria Malmer Stenergard, tha se ajo e hedh poshtë një botë ku fuqitë e mëdha bëjnë çfarë të duan, pas kërcënimeve të ripërtërira të SHBA-së për të përvetësuar Groenlandën dhe veprimit të saj ushtarak në Venezuelë që kapi Presidentin Nicolas Maduro. "Nuk dua të jetoj në një botë ku ka fuqi të mëdha që bëjnë çfarë të duan. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme, që Suedia të mbrojë të drejtën ndërkombëtare në këtë fazë shumë kritike", tha Stenergard për Lajmet e Radios Suedeze të mërkurën. Duke kritikuar komentet e Uashingtonit mbi Groenlandën, ajo tha se thirrjet e SHBA-së për të marrë territorin, ishin shqetësuese dhe theksoi se ishulli nuk është në shitje. Stenergard tha se Danimarka dhe SHBA-të, duhet të...