Stuhitë shkatërruese në Afganistan: 17 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Stuhitë shkatërruese në Afganistan: 17 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur si pasojë e stuhive të forta që kanë goditur ditët e fundit Afganistan, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu. Sipas autoriteteve, 13 nga 34 provincat e vendit janë prekur, kryesisht në zonat perëndimore, qendrore dhe veriperëndimore. Ekipet e Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive janë në terren dhe po punojnë për të ndihmuar banorët dhe për të vlerësuar dëmet. Zëdhënësi i këtij institucioni, Jusuf Hamad, paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet, pasi kërkimet vazhdojnë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat pranë lumenjve dhe vendet e rrezikshme, ndërsa u kanë kërkuar zyrtarëve lokalë të jenë në gatishmëri të plotë për t’u përballur me situatën emergjente. Flash...