Stuhitë dhe përmbytjet masive në Portugali, shkon në 16 numri i viktimave nga moti i keq, një çift i moshuarish të zhdukur prej 5 ditësh

Stuhitë dhe përmbytjet masive në Portugali, shkon në 16 numri i viktimave nga moti i keq, një çift i moshuarish të zhdukur prej 5 ditësh

Stuhitë e njëpasnjëshme që kanë përfshirë brigjet e Europës Perëndimore ditët e fundit kanë shkaktuar shkatërrime të pallogaritshme dhe humbje njerëzore. Në Portugali, numri i të vdekurve ka arritur në 16, ndërsa një çift të moshuarish është zhdukur në Montemor-o-Velho që nga 10 shkurti. Çifti, 68 dhe 65 vjeç, jetonin në Verride dhe kishin shkuar në Coimbra për një takim. Sipas një postimi nga vajza e tyre në rrjetet sociale, ata po udhëtonin me një Citroën të gjelbër dhe nuk u kthyen më në shtëpinë e tyre. Siç raportoi ajo, nuk kishte pasur kontakt për dy ditë me ta. Rrjeti portugez SIC Notícias raportoi se versioni mbizotërues e lidh zhdukjen me përmbytjet. Megjithatë, komandanti i Mbrojtjes Civile, Mário Silvestre, tha në një konferencë për shtyp...