Stuhia tropikale lë pas katër të vdekur dhe mijëra të zhvendosur në Filipine, mbi 5 mijë persona transferohen në strehimore

Stuhia tropikale lë pas katër të vdekur dhe mijëra të zhvendosur në Filipine, mbi 5 mijë persona transferohen në strehimore

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 6,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në jug të Filipineve, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga stuhia tropikale Penha, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Stuhia goditi provincën Surigao del Sur në juglindje të vendit të enjten në mbrëmje, pasi u formua në Oqeanin Paqësor. Deri mesditën e së premtes, ajo ndodhej pranë provincës Bohol, duke sjellë erëra të qëndrueshme deri në 55 km/orë dhe shpërthime që arrinin deri në 70 km/orë, sipas shërbimit meteorologjik. Në qytetin Cagayan de Oro, një çift bashkë me dy fëmijët e tyre humbën jetën pasi shtëpia e tyre e improvizuar u shemb nga një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga...