Stuhia Nils shkakton dy viktima në Francë, 450 mijë banorë ende pa energji elektrike
Stuhia Nils ka shkaktuar dy viktima në Francë, ndërsa rreth 450 mijë persona vijojnë të jenë pa energji elektrike. Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon, bëri të ditur se një person humbi jetën të enjten në departamentin Landes, ndërsa viktima e dytë u regjistrua në orët e fundit në Tarn-et-Garonne. Shërbimi meteorologjik Meteo-France e përshkroi stuhinë si me “forcë të pazakontë”, ndërsa zona të rëndësishme në jugperëndim të vendit mbeten në alarm të kuq për përmbytje. Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se në kulmin e saj stuhia la pa energji deri në 900 mijë abonentë. Ekipet e emergjencës kanë angazhuar 2,100 teknikë për rikthimin e furnizimit me energji, ndërsa deri të premten në mëngjes energjia ishte rikthyer për rreth gjysmën e familjeve të prekura. Alarmi i kuq për përmbytje...
Burimi:
vizionplus.tv