Stuhia godet Francën, përmbytjet shkaktojnë alarm të kuq
Bota E Enjte, 19 Shkurt 2026 09:58 Franca Perëndimore po përballet me përmbytje të mëdha pas 35 ditëve rekord shiu radhazi, me disa departamente të vendosura në gatishmëri të lartë. Franca Perëndimore u godit nga përmbytje të mëdha pas 35 ditësh radhazi me shi, seria më e gjatë e reshjeve që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1959, sipas Meteo-France. Katër departamente u vunë në alarm të kuq dhe nëntë në portokalli ndërsa po afrohej stuhia Pedro. Rrugët dhe qindra shtëpi u përmbytën në qytete, përfshirë Saintes dhe Bordeaux, ku u aktivizuan planet e emergjencës. Autoritetet thanë gjithashtu se një burrë u zhduk pasi kanoja e tij u përmbys në lumin Loire. Zyrtarët paralajmëruan se kulmi i përmbytjeve do të vinte ende.
Burimi:
kohajone.com