Stuhia e fuqishme paralizon Costa del Sol, qytetarët bllokohen në shtëpi

Stuhia e fuqishme paralizon Costa del Sol, qytetarët bllokohen në shtëpi

Bota E Diel, 28 Dhjetor 2025 17:09 Spanja po përballet me një krizë të rëndë klimatike, ndërsa reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe kanë izoluar qytetarët në shtëpi. Autoritetet kanë shpallur paralajmërim të kuq për “rrezik ekstrem” në disa zona turistike, veçanërisht në provincën e Malagës, ku 27 komuna janë në gjendje emergjence. Situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim, ndërsa rrugët dhe lagjet janë kthyer në lumenj balte dhe ujë të rrëmbyer nga mbeturinat. Zonat më të goditura janë Sol dhe Guadalhorce, ku automjetet lundrojnë mes rrymave të forta dhe pemë të rrëzuara. Vendas dhe turistë kanë mbetur të bllokuar në banesa dhe makina, ndërsa autoritetet këshillojnë të mos dalin nga shtëpitë. Niveli i ujit ka arritur disa...