Stuhia dimërore lë pas dhjetëra viktima teksa i ftohti vazhdon në SHBA

Stuhia dimërore lë pas dhjetëra viktima teksa i ftohti vazhdon në SHBA

Të paktën 38 persona në 14 shtete kanë humbur jetën deri të martën si pasojë e një stuhi të fuqishme dimërore që përfshiu pjesë të mëdha të SHBA-ve qendrore dhe lindore me borë, akull dhe temperatura nën zero, sipas autoriteteve lokale dhe mediave. Stuhia filloi të formohej të premten dhe gjatë fundjavës shkaktoi reshje të mëdha bore në një zonë të gjerë. Borë e dendur krijoi probleme në trafikun rrugor, anulime të fluturimeve dhe ndërprerje energjie para se të zbehej të hënën, duke lënë pas një të ftohtë të acartë që pritet të vazhdojë. Të martën, qytetet mobilizuan ekipet e emergjencës dhe burimet për të siguruar që banorët, veçanërisht të pastrehët, të jenë të sigurt, ndërkohë që mbi 550 mijë shtëpi dhe biznese në të...